Za Fest

ZÂ FESTIVAL

Zâ Fest lindi në 2017 në Theth për të bashkuar njerëzit nëpërmjet rizgjimit dhe rivlersimit të kulturës sonë. Me muzikën dhe fjalën si bosht dhe si elementë kryesorë që na përfaqësojnë, festivali ka për qëllim vetvlerësimin dhe modelin frymëzues që përshfaq vlerat tona. Njëherësh festivali fton artistë të zgjedhur nga e mbarë bota që mbartin në artin e tyre vlera. Si aktiviteti më i veçantë kulturor që ndodh në veri të Shqipërisë Zâ Fest bashkon njerëzit jo vetëm nëpërmjet estetikave të ndryshme të artit si muzika, teatri, poezi, baleti kontemporan, kinema, por edhe përmes bisedave ku këmbehen përvoja e vihen në dukje modele të vyera për tu marrë shembull. Gjithashtu nxitjen e turizmit, mbrojtjen e ndërgjegjësimin e natyrës, mbështetjen e grupimeve sociale në vështirësi, angazhimin e bizneseve të vogla dhe të gjithë ekonomisë lokale në përgjithësi.

qËllimet e ZÂ fest

Të bëjë bashkë njerëzit. Që të gjithë të ndjehen të përfaqësuar pa asnjë dallim, origjine, ngjyre, gjinie, pikëpamjeje politike apo fetare.

Të përkrahë zhvillimin e turizimit në një zonë ku ka det, mal, liqen, qytet, histori. Zhvillimin socio-kulturor por edhe ekonomik për bizneset lokale

Të ndërgjegjësojë mbrojtjen e natyrës. Përgjegjësi e jona që ta ruajmë e ta zhvillojmë atë për ta trashëguar në më të mirën e mundshme.

Të vlerësojë trashigiminë kulturore shqiptare, si prejardhje e identitetit tonë, por edhe si kjo ndërlidhet me kulturat e tjera për të krijuar zhvillim e pasurim shoqëror.

Miqtë e Festivalit

VLASHENT SATA

Drejtor Artistik

Vlashent Sata, u lind në Tiranë në 1983 në një familje muzikantësh. Ngjitet e këndon në skenë që në moshën 5 vjeçare si solist.
I inkurajuar e i drejtuar nga i ati Loro Sata, muzikolog, këngëtar lirik tenor, nis pianon në moshën 6 vjeçare. Merr pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë
ku merr çmime për çdo prezantimNë moshën 15 vjeçare, pas një seri tournesh jashtë vendit si këngëtar e pianist mëson kitarën në mënyrë autodidakte dhe nis të kompozojë këngët e para.

QENDRA ZÂ

Organizatoret

Qendra Zâ është një organizatë jo-fitimprurëse që ka si synim rizgjimin dhe zhvillimin e vlerave të kulturës shqiptare si formë identitare dhe zhvilluese në bashkëveprim me kulturat e tjera si mënyre direkte në komunikim midis kulturave, shtresave sociale, etnive, me qëllim bashkimin e tyre.
Promovimin e vlerave artistike kulturore, të bashkërendojë punën
me organizma të tjerë jo-fitimprurës, si dhe fitimprurës që udhëhiqen nga të njëjtat parime dhe kanë objektiva të ngjashme apo që mbështesin objektivin e kësaj qendre.

Artistë
+ 0
KOMBëSI
+ 0
pARTNERë
+ 0
LOKACIONE
+ 0